Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane është në teh të thikës, ku Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden janë fyt-a-fyt duke luftuar për fitore në shtetet kyçe.
Trump, një Republikan pretendoi të ketë fituar dhe u zotua se do të nisë një betejë në Gjykatën Supreme, pa bazë duke pretenduar se ka pasur mashtrim, transmeton portali arbresh.info
Më herët, Biden që është nga radhët e Demokratëve tha se ishte në rrugën e duhur drejt fitores.
Miliona vota mbeten të pa numëruara dhe asnjëri prej kandidatëve nuk mund të shpallë fitoren ende. Nuk ka dëshmi për mashtrim.
SHBA është në rrugën e duhur për pjesëmarrjen më të lartë elektorale në një shekull. Më shumë se 100 milion njerëz hodhën votat e tyre në votimin e hershëm para ditës së zgjedhjeve dhe dhjetëra miliona të tjerë shtuan votën e tyre të martën.
Me kombin në ankth, rezultati përfundimtar mund të mos dihet për ditë me radhë./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...