Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është përballur me protestën e një grupi protestuesish përpara shtëpisë së artistes libaneze Fairuz e cila cilësohet si diva e botës arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron ka zhvilluar vizitën e dytë në Liban pas katastrofës që ndodhi me shpërthimin e 2.750 ton të nitratit të amonit me 4 gusht në Portin e Bejrutit. Macron u prit në aeroportin ndërkombëtar Rafic Hariri të Bejrutit nga presidenti libanez, Mishel Aoun.
Në një deklaratë për media, Macron tha se ka ardhur në vend për të konfirmuar ndihmat humanitare të mbledhura pas shpërthimit në Liban.
Pasi ka përmendur kabinetin e ri që do të formohet pas qeverisë që dha dorëheqje pas shpërthimit në fjalë, Macron vuri në dukje se është i sigurtë se në Liban do të formohet një qeveri e re e cila krahas shpëtimit të Libanit dhe luftës kundër korrupsionit do të vendosë në zbatim reformat.
Gjithashtu presidenti francez ka njoftuar se këtë vizitë e ka zhvilluar edhe me rastin e 100-vjetorit të shtetit të Libanit dhe për të vlerësuar situatën e përgjithshme.
Protesta kundër Macronit
Pas aeroportit, Macron ka kaluar në shtëpinë e artistes libaneze Fairuz e cila cilësohet si diva e botës arabe dhe këtu është përballur me protestën e një grupi demonstruesish.
Grupi ka vënë theksin se dëshirojnë një qeveri që do të përfaqësojë popullin jashtë forcave politike në parlament dhe po ashtu kanë reaguar ndaj Macronit të cilin e kanë akuzuar se ka ofruar kontribut në formimin e një qeverie e cila do të përfaqësojë grupet politike të cilat për shumë vite kanë ndarë qeverisjen në Liban.
Macron pritet që nesër të zhvillojë takime me zyrtarë libanezë dhe të vizitojë zonat e dëmtuara si pasojë e shpërthimit.
Shpërthimi në Portin e Bejrutit dhe dorëheqja e qeverisë
Më 4 gusht në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.
Presidenti libanez, Aoun deklaroi se shpërthimi është shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në Portin e Bejrutit për 6 vitet e fundit.
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë humbur jetën 190 persona dhe mbi 6.000 të tjerë janë plagosur dhe se disa persona janë zhdukur.
Për shkak të pikëpyetjeve dhe pretendimeve të neglizhencës lidhur me shpërthimin në rrugët e Libanit u mbajtën protesta për ndëshkimin e përgjegjësve.
Kryeministri libanez, Hassan Diyab në ditën e tretë të protestave më 10 gusht njoftoi dorëheqjen e tij.
Presidenti Aoun, në vend të kryeministrit Diyab që dha dorëheqje më 10 gusht pas protestave që u zhvilluan si reagime kundër shpërthimit në Portin e Bejrutit i dha dje mandatin për formimin e qeverisë së re, Mustapha Adib.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...