Komisionerja për Punë të Brendshme e Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se të gjitha vendet e Unionit deri në fund të qershorit duhet t’i hapin kufijtë që kanë mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Johansson shprehu kënaqësinë pasi disa vende të BE-së kanë hapur kufijtë me njëra-tjetrën dhe tha se në zonën Schengen duhet të hapen kufijtë e brendshëm para përfundimit të qershorit.
“Në mbledhjen e mbajtur sot vendet anëtare mbështetën hapjen e kufijve të brendshëm dhe më pas të kufijve të jashtëm”, tha Johansson, e cila shtoi se bashkë me këtë pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë shprehur mendimin “për zgjatjen e kufizimeve të udhëtimeve për vendet e treta” afati i së cilës përfundon më 15 qershor.
“Duhet të vlerësojmë heqjen gradualisht të kufizimeve për udhëtimet në vendet e BE-së për të huajt duke filluar nga korriku”, tha Johansson.
Muajin e kaluar Komisioni Evropian kërkoi zgjatjen e ndalesës së udhëtimeve deri më 15 qershor, që zbatohet për personat që udhtëojnë nga vendet e treta drejt zonës Schengen.
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel ...
Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli ka të drejtë të m...
Rama në OKB: Kosova, realitet i pakthyeshëm ndërkombëtar
Kurti u takua me kryeministrin e Kroacisë, diskutuan për rap...
Ushtria izraelite urdhëron banorët në disa zona të Bejrutit ...
Nuk do të dalin nga moda: Tapeta muri me lule për çdo shtëpi