Takimi i shumëpritur në Iran ka ndodhur.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi ballë për ballë me homologun rus, Vladimir Putin, për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Zhbllokimi i eksporteve të grurit ishte çështja kryesore në agjendë, ndërsa diskutime patën edhe për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha.
“Rezultati që do të marrim nga këtu do të ndikojë pozitivisht në të gjithë botë”, theksoi Erdogan.
Por optimizmi u shua paksa nga pala tjetër.
Putin nënvizoi se jo të gjitha çështjet për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi janë zgjidhur.
“Me ndërmjetësimin tuaj ne kemi ecur përpara. Megjithatë, jo të gjitha çështjet janë zgjidhur, por fakti që ka një lëvizje është tregues i mirë”, ka thënë presidenti rus në Teheran.
Takimi i dy liderëve, vjen pasi qeveria turke raportoi se Kievi dhe Moska janë në prag të nënshkrimit të një ujdie për eksportin e grurit ukrainas, gjë e cila do të zbuste krizën në mbarë botën.A2CNN
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë