Australia mund të përjetojë ditën më të nxehtë të regjistruar javën e ardhshme pasi një valë e të nxehtit pritet të kaplojë vendin, thonë sinoptikët.
Temperaturat mund të kalojnë 40 gradë celsius në shumë zona nga e mërkura, bën të ditur Byroja e Meteorologjisë (BOM), transmeton portali arbresh.info.
Rekordi momental është 50.7 C i shënuar me 2 janar 1960 në qytetin Oodnatta në Australinë Jugore.
Paralajmërimet për motin e zjarrit janë lëshuar për pjesë të Australisë Perëndimore dhe Queensland.
Në Perth, në Australinë Perëndimore, temperaturat parashikohet të mbesin të larta gjatë fundjavës, duke arritur në 40C të Shtunën dhe 41C të dielën.
Në Melburn, në shtetin Victoria, temperatura parashikohet të arrijë në 41C të premten. Vala e nxehtit pritet gjithashtu të prekë zonat e Uellsit të Ri Jugor dhe pjesët jugore të Territorit Verior./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan