Princi William i Britanisë po ndjek gjurmët e gjyshit të tij, Princ Philip, duke ngatërruar ushqimin japonez me atë kinez gjatë një paraqitjeje publike të enjten.
Në hapjen e qendrës kulturore të Shtëpisë së Japonisë në Kensington të Londrës, afër Pallatit të Buckinghamit, Princi William bisedoi me nxënësit e shkollave duke mësuar se si të përdorin shkopinjtë, sipas filmave të transmetuar në mediat britanike.-përcjell arbresh.info
“A keni ngrënë më herët ushqime kineze?” ai i pyeti ata,dhe pasi bëri një pauzë e kuptoi gabimin e tij duke thënë:
“Më vjen keq, ushqim japonez. A keni ngrënë më herët ushqim japonez?” tha ai gjatë një turneu në Shtëpinë e Japonisë, ku ai u shoqërua nga zëvendëskryeministri japonez Taro Aso.
Është hera e dytë në gjashtë javë që një përfaqësues britanik i ka ngatërruar të dy vendet, të cilat kanë qenë rivalë që nga pushtimi japonez i Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të cilat vazhdojnë të bien ndesh me territorin e diskutueshëm./Arbresh.info
Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet...
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kry...
Rama: Transportuesit nga Podujeva të respektojnë vendimin
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 mi...
Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali ...
Vritet lideri i ISIS-it për Irakun e Sirinë, Abdullah al-Rif...