Duka i Kembrixhit është duartrokitur nga palestinezët në vizitën e tij ë kampin e refugjatëve në Ramallah gjatë vizitës së parë historike nga një anëtar i familjes britanike në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Qilim të kuq, bend marshues e garda e nderit mirëpritën princin 36-vjeçar në vizitën e tij zyrtare, gjatë së cilës vizitoi një klinikë dhe një shkollë në kampin Jalazone, ku jetojnë 15 mijë njerëz, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, i tha Uilliamit gjatë takimit të tyre se ai shpresonte se atdheu i tij do të ishte një shtet plotësisht i pavarur nga herën tjetër që vizitoi Lindjen e Mesme.
Duka përfundoi ditën me një fjalim në konsullatën e përgjithshme britanike në Jerusalem, ku u tha palestinezëve: “Mesazhin im sonte është që ju nuk jeni harruar. Shpresoj që me ardhjen time këtu dhe duke kuptuar sfidat me të cilat ju përballeni, lidhjet e miqësisë dhe respektit të dyanshëm mes popullit palestinez dhe britanik vetëm do të bëhen më të forta”.
Duka u takua me presidentin izraelit, Reuven Rivlin, i cili i kërkoi atij t’ia përçojë Abbasit “mesazhin e paqes”.
Udhëheqësi palestinez, i cili u takua me dukën në Ramallah në mëngjesin e së mërkurës, riafirmoi “angazhimin e tij të plotë për të arritur një paqe të plotë dhe të qëndrueshme bazuar në një zgjidhje dy shtetesh ku shteti i Palestinës jeton krah për krah me shtetin e Izraelit, me mbikëqyrjen e paqes dhe sigurisë”./Arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...