Princi i Arabisë Saudite, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, e ka quajtur atë ‘mik të vërtetë të myslimanëve’, duke theksuar se urdhëri për ndalim nuk synon vendet myslimane.
Takimi mes Princit Mohammed bin Salman dhe presidentit amerikan, Donald Trump, është konsideruar një ‘pikë kthese historike’ mes dy vendeve, transmeton portali arbresh.info.
Të dy palët gjatë takimit kanë diskutuar për urdhër ndalimin e qytetarëve nga vendet me shumicë myslimane, në të cilin vendim nuk përfshihet edhe Arabia Saudite.
“Arabia Saudite nuk beson se ky vendim ka për qëllim të dënojë myslimanet apo ata që i përkasin fesë Islame”, citohet të ketë thënë Princi.
Princi nuk ka hezituar të quajnë Trump-in ‘mik të vërtetë të myslimanëve’, duke vënë në dukje se realiteti i urdhërit është ndryshe nga ai që paraqitet në media./Arbresh.info
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...