Google ADS

Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

22:35 | 26 Shkurt 2021
A. B.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka deklasifikuar raportin e agjencive të zbulimit, lidhur me vrasjen e gazetarit saudit Jammal Khashoggi.

Siç pretendohet në raport, Princi saudit Mohammed bin Salman ka miratuar që në Stamboll, gazetari të “kapet dhe mbytet”.

“Që nga viti 2017, trashëgimtari i fronit ka kontroll absolut mbi organet e sigurisë në këtë vend, që e bën pak të besueshëm që zyrtarët saudit do ta kryenin operacionin e kësaj natyre pa miratimin e tij”, thuhet në raport.

Gjithashtu theksohet që princi “e ka konsideruar Kashoggin si kërcënim për mbretërinë dhe ka përkrahur përdorimin e masave të dhunshme nëse është e nevojshme”.

Autorët e dokumentit kanë shkruar se “kanë besim të madh” që shtatë persona, emrat e të cilëve janë zbuluar në raport kanë “marrë pjesë, urdhëruar apo në çfarëdo mënyre ishin bashkëpjesëmarrës e përgjegjës për vdekjen e Jamal Khashoggi” dhe atë në emër të Bin Salman.

Sauditët që e kanë “likuiduar” Khashoggin, kishin udhëtuar deri në Stamboll me një aeroplan të një kompanie private që një vit para vrasjes ishte konfiskuar nga Bin Salman, thuhet në një raport të CNN duke u nthirur në dokumente që kanë mbishkrimin “top sekret”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme