Google ADS

Princi saudit mbështet të drejtën e grave për vozitje

10:44 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Një princ saudit ka deklaruar mbështetjen e tij për lejimin e grave për të vozitur makinat, duke argumentuar që femrat dikur kanë ngarë edhe deve në të kaluarën.

Ai gjithashtu ka theksuar që gratë janë bazat e shoqërisë në Arabinë Saudite dhe mbajnë një vend të veçantë në civilizimin islamik, transmeton portali arbresh.info.

“Na është imponuar ndalimi i ngasjes së grave, dhe gratë në të kaluarën përdorën për të udhëhequr devetë e tyre. Gratë duhet të fuqizohen, sepse ato përfaqësojnë më shumë se gjysmën e shoqërisë dhe ata janë shumë të besueshme”, ka thënë princi Faisal Bin Abdullah.

Sipas Faisal Bin Abdullahut, i cili shërbeu si Ministër i Arsimit të Arabisë Saudite nga viti 2009 deri në 2013, ndryshimet janë “të pashmangshme”.

“Ndryshimi në të gjitha rastet duhet të fillojë nga brenda dhe gratë duhet të dëshmojnë suksesin e tyre dhe ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri”, tha ai.

Faisal Bin Abdullah nuk është anëtari i parë i Shtëpisë së Sauditëve, familjes mbretërore të Arabisë Saudite, që ka folur në favor të heqjes së ndalimit të makinës për gratë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme