Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, do të vizitojë Greqinë dhe Francën, raportoi media shtetërore.
Ky është edhe udhëtimi i parë që Princi saudit i kurorës do të bëjë në Bashkimin Europian që që nga vrasja e gazetarit disident Jamal Khashoggi në vitin 2018, transmeton portal arbresh.info
Vrasja dhe copëtimi i Khashoggi nga agjentët sauditë në konsullatën e Stambollit të mbretërisë në tetor 2018 i solli princit të fuqishëm të kurorës reagime të ashpëra nga liderët ndërkombëtarë.
Princi saudit i kurorës do të takohet me krerët e Francës dhe të Greqisë “për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme”, njoftoi Agjencia zyrtare e Shtypit Saudite, duke cituar një deklaratë nga oborri mbretëror.
Udhëtimi vjen më pak se dy javë pasi Presidenti Joe Biden vizitoi qytetin saudit të Jeddah për një samit të liderëve arabë dhe u takua kokë më kokë me princin e kurorës, duke e përshëndetur atë me grusht.
Ky veprim vulosi tërheqjen e Biden nga një premtim i fushatës zgjedhore presidenciale për ta kthyer mbretërinë në një “paria” për çështjen Khashoggi dhe polemika më të gjera për të drejtat e njeriut.
Pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një rritje të çmimeve të energjisë në fillim të këtij viti, Arabia Saudite u vu nën presionin e Uashingtonit dhe fuqive europiane mbi naftën./arbresh.info/
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...