Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman ka mbërritur në Buenos Aires për të marrë pjesë në samitin e G20-tës, me qëllim që të rrëzojë stigmën e vazhdueshme të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Princi u prit në aeroport nga ministri i jashtëm i Argjentinës Jorge Faurie, sipas shtypit argjentinas, transmeton portali arbresh.info
Minsitria e Jashme saudite përmes mediave sociale ka postuar një klip të princit duke ateruar në Bueno Aires.
Zyrtarët kanë deklaruar se princi mund të takohet edhe me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan jashtë samitit.
Ky do të ishte takimi i parë mes të dyve pas vrasjes mizore të Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor në Stamboll.
Takimi është konfirmuar edhe nga zëdhënsi i presidencës turke.
Ndërkohë, Argjentina duhet të vendosë nëse do të nisë një hetim mbi vrasjen e gazetarit dhe mbi krimet e mundshme të luftës në Jemen./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...