Princi Philip vazhdon të ketë respektin e shumë personave edhe pas vdekjes së tij. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka bërë pjesë të testamentit të tij edhe 3 punonjësit e besuar, duke iu lënë një pjesë të pasurisë.
Mësohet se Princ Philip ka lënë 42 milionë dollarë pasuri për sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo.
“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një burim.
Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi me Princin Philip.
Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.
“Lilibet” është një nofkë që Mbretëreshës ia kanë vendosur kur ajo ka qenë fëmijë dhe Duka i Edinburgh e përdorte kur i drejtohej bashkëshortes me përkëdheli në letrat e tij. Elizabeth u shfaq e vetme gjatë funeralit të djeshëm, për shkak të rregullave anti-Covid dhe në ceremoni morën pjesë vetëm 30 persona.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...