Prej disa javësh mediat e ndryshme, përfshirë ato më serioze janë duke pyetur për fatin e princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, një njeri ambicion që synon të ndryshojë politikën e vendit të tij duke u afruar me Izraelin dhe SHBA dhe duke mbajtur në fokus si kundërshtar, Iranin.
Salman nuk është parë në media dhe në aktivitete zyrtare prej disa javësh, ndërkohë që së fundmi, media iraniane, PRESS TV pretendon se bin Salman është qëlluar me armë.
Ajo citon një aktivist suadit. Mohammed al-Mas’ari, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Islamike të Rilindjes, u cili është shprehur në një intervistë për televizionin libanez al-Maydaeen se bin Salman është qëlluar në muajin prill. Aludimi është se ngjarja ka ndodhur në 21 prill, kur media të ndryshme raportuan se kishte pasur shkëmbime zjarri jashtë pallatit mbretëror saudit, ndonëse informacionet zyrtare folën për një dron.
Pavarësisht këtij pretendimi, media në fjalë thotë se bin Salman që po synon kapjen e pushtetit, nuk u pa as gjatë vizitës së Mike Pompeos në Riad në muajin prill.
Ka spekulime se sulmi mund të lidhet jo vetëm me politikën e jashtme të re, por edhe me faktin se fushata propagandistike e princit u shoqërua edhe me arrestimin dhe ndalimin e qindra biznesmenëve dhe anëtarëve të familjes mbretërore që u liruan pas marrëveshjeve financiare me mbretin
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...