Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë vizituar Mbretëreshën Elizabeth II në Kështjellën Windsor në vizitën e tyre të parë të përbashkët në Britani të Madhe që kur hoqën dorë nga rolet formale mbretërore dhe u shpërngulën në SHBA më shumë se dy vjet më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e çiftit thotë se ata vizituan mbretëreshën 95-vjeçare, gjyshen e Harry-t, të enjten në rrugën e tyre për në Holandë për të marrë pjesë në Lojërat “Invictus”. Harry është themelues dhe sponsor i garës sportive ndërkombëtare për veteranët ushtarakë të plagosur.
Harry dhe Meghan dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore dhe u shpërngulën në Amerikën e Veriut në vitin 2020, duke përmendur si arsye presionin e padurueshëm të roleve të tyre dhe qëndrimet raciste të medias britanike.
Çifti, i njohur gjithashtu si duka dhe dukesha e Sussex-it, humbën rojet e tyre të policisë të financuar nga taksapaguesit kur u larguan ndërsa Harry ka paditur qeverinë britanike për refuzimin e lejimit që të paguajë vetë për sigurinë e tij policore gjatë vizitave të tij në Britani. Avokatët thonë se Harry dëshiron të sjellë fëmijët e tij, Archie i cili është pothuajse 3-vjeç dhe Lilibet 10-muajshe, për të vizituar vendin e tyre, por se është shumë e rrezikshme pa mbrojtjen e policisë.
Harry dhe Meghan pritet të marrin pjesë në një pritje në Hagë të premten për Lojërat “Invictus”, të cilat zhvillohen nga e shtuna deri më 22 prill.
Vizita tek mbretëresha erdhi të Enjten e Madhe, një javën para Pashkëve të cilën mbretëresha e shënon për dekada me shpërndarjen e monedhave të argjendit të njohura si “Maundy money” për pensionistët në një shërbim kishe. Këtë vit mbretëresha, e cila ka pasur probleme me lëvizjen muajt e fundit dhe u prek nga COVID-19 në shkurt, nuk mori pjesë. Ajo u përfaqësua nga djali i saj i madh, Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla.
Mbretëresha gjithashtu pritet të mungojë në shërbimin kishtar të së dielës së Pashkëve të familjes mbretërore. Ajo ka vazhduar të kryejë detyra mbretërore, përfshirë audienca virtuale me politikanë dhe diplomatë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...