Google ADS

Princi George kërcënohet nga ISIS

18:40 | 6 Dhjetor 2017
M. A.

Husnain Rashid, është i dyshuari i cili po akuzohet për inkurajimin e terroristëve për të planifikuar sulme ndaj Princit George.

31 vjeçari thuhet se ndau adresën e shkollës së katërvjeçarit dhe fotografinë e tij, mesazhe të cilat shfrytëzohen për mundësi ndihme në identifikimin e objektivave terroriste, në Britaninë e Madhe, njofton Klan Kosova.

Gjatë një seance dëgjimore në gjykatën e magjistratëve në Westminster në Londër, prokurorët pohuan gjithashtu se Rashid planifikoi të udhëtojë për në Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

I dyshuari i cili thuhet se kërcënoi Princin e familjes Mbretërore në Britnai, akuzohet mbi dyshimet për përgatitjen e akteve të terrorizmit dhe një akuze për të ndihmuar të tjerët në përgatitjen e akteve të terrorizmit, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme