Princi Charles pranon dhuratën e majme, sheiku i jep valixhen me 1 milion euro

10:10 | 26 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Trashgimtarti i fronit të Mbretërisë së Bashkuar, Princi Charles thuhet se ka marrë personalisht një valixhe me 1 milion euro para cash si dhuratë nga një politikan kontrovers nga Katari.

Mediat britanike raportojnë se pagesa ishte një nga tre prej 3 milionë eurosh që Princi i Uellsit thuhet se ka marrë nga Sheikh Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani midis viteve 2011 dhe 2015.

Clarence House tha se paratë “i kaluan menjëherë një prej bamirësive të princit, i cili kreu lidhjet e duhura dhe na siguroi se të gjitha proceset ligjore ishin ndjekur”.

Sheiku, që ka qenë edhe ish-kryeministri i Katarit me nofkën HBJ, dorëzoi shuma të mëdha parash në takimet private me Charles të futura në çanta transportuese të brendit të mirënjohur Fortnum & Mason.

Në një takim, ai raportohet se paraqiti 1 milion euro, rreth 861,000 £, të futura në çanta transportuese nga shitësi i mirënjohur Fortnum & Mason.

Në një takim tjetër kokë më kokë në Clarence House në vitin 2015, Charles pranoi një valixhe që kishte 1 milion euro të tjera.

Dy këshilltarë në familjen mbretërore numëruan me dorë paratë, të cilat thuhet se përbëheshin nga kartëmonedha 500 euro që tani janë hequr nga tregu.

Më pas mësohet se banka private Coutts e ka marrë valixhen nga rezidenca e Charles në Londër me kërkesë të ndihmësve të pallatit.

Mbretërve u ndalohet të pranojnë dhurata në para të gatshme, në lidhje me një angazhim ose detyrë zyrtare sipas politikës së dhuratave mbretërore. Ata mund të pranojnë një çek ose shuma të parash në emër të një bamirësie. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme