Princi Charles është emëruar kreu i ri i Komonuelthit Britanik, pas kërkesës së të ëmës për t’ia dhënë detyrën të birit, transmeton portali arbresh.info.
Krerët e 53 vendeve të cilat e përbëjnë organizatë, që është e përbërë nga territore që dikur i përkisnin Perandorisë Britanike, kanë vendosur që të marrin parasysh këshillën e Mbretëreshës për të vendosur në krye Princin.
Siç raporton MailOnline, nuk kishte nevojë për votë, pasi që konsensusi i liderëve botërorë ishte që Charles është njeriu i duhur për punën.
Kërkesa e paprecedent e Mbretëreshës vjen në mes të presionit nga kritikët, përfshirë Jeremy Corbyn i cili tha se organizatën duhet të drejtojë një lider i huaj apo të vendoset mes anëtarëve me rotacion./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...