Më parë, mbreti Carl XVI Gustaf bëri bujë me një deklaratë ku tha se Suedia ka “dështuar” për të adresuar në mënyrë adekuate pandeminë dhe se njerëzit e saj kanë “vuajtur tmerrësisht” dhe kanë humbur shumë jetë.
Princesha suedeze e Kurorës Victoria dhe Princi Daniel kanë rezultuar pozitive për me koronavirus, transmeton portali arbresh.info
Pavarësisht nga rrethanat, çifti mbretëror është mirë dhe aktualisht është në karantinë në shtëpinë e tyre në Kështjellën Haga, njoftoi gazeta Aftonbladet.
“Princesha e Kurorës kishte simptomat e një ftohje të butë dhe mori masa paraprake dhe më pas u testua”, thanë zyrtarët e Familjes Mbretërore në Suedi.
Gjurmimi i infeksionit ka filluar nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes. Personat që rrethojnë çiftin tashmë janë testuar, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Princesha e Kurorës Victoria dhe Princi Daniel nuk kanë takuar askënd tjetër nga familja mbretërore ditët e fundit.
E gjithë pjesëmarrja në ngjarje publike në të ardhmen e afërt, përfshirë shërbimin përkujtimor COVID-19 në Kishën Drottningholmen, është anuluar. Sidoqoftë, çifti tashmë merret me shumë nga detyrat e tyre dixhitalisht dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Tani e gjithë familja, duke përfshirë Princeshën Estelle dhe Princin Oskar, është në karantinë në kështjellën Haga.
Mbreti dhe Mbretëresha u vaksinuan kundër koronavirusit në mes të janarit.
Suedia aktualisht ka më shumë raste të infeksioneve dhe vdekje për shkak të Covid-19 më shumë se sa të fqinjët e saj nordikë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030