Google ADS

Prince William flet hapur mbi vdekjen e nënës së tij, Princeshë Dianës

21:24 | 29 Maj 2017
Trina Galanxhi

Duka i Cambridge, Prince William, në një intervistë ka shpalosur detaje mbi gjendjen e tij pas vdekjes së Princeshë Dianës.

34-vjeçari ka shprehur mungesën e nënës së tij në përditshmëri dhe ka theksuar se do të dëshironte që të kishte këshillën e saj, transmeton portali arbresh.info

Ai gjithashtu ka zbuluar frikën për fëmijët e tij, Prince George dhe Princeshën Charlotte, të cilët po rriten duke qenë në qendër të vëmendjes.

William ishte 15 vjeç kur nëna e tij vdiq në një aksident automobilistik në Paris, 20 vite më parë.

Për gazetën britanike GQ ai tha se ndjen keqardhje të madhe që nëna e tij humbi jetën para se të takohej me gruan dhe fëmijët e tij.

“Do të doja që ajo të takonte fëmijët e mi, t’i shikonte ata përderisa rriten dhe e vetmja gjë që më trishton është se ata do të rriten pa e takuar gjyshen e tyre”, tha ai./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme