Përqafimi me një anëtar të familjes mbretërore është një shkelje e rreptë e protokolit, por Princ Charles e ka thyer këtë rregull pasi takoi përfaqësuesit e organizatave për përsonat e zhdukur.
Gjatë rrëfimeve tejet emocionale, ai theu rregullat dhe përqafoi secilin nga ta, transmeton portali arbresh.info.
Mbreti i ardhëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka përqafuar ngrohtësisht ata që dëshpërimisht janë duke u përpjekur të gjetë të dashurit e tyre që janë zhdukur gjatë luftrave të ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.
Ai është takuar me familjet e personave të zhdukur nga Kosova, Kroacia, Bosnja dhe Serbia.
“Gjatë disa muajve kam menduar shumë për ju dhe kam vendosur që të bëj diçka për të t’ju mbështetur juve, familjet e juaja dhe punën e juaj të jashtëzakonshme”, ka thnënë Prince Charles.
“Kur nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me më të dashurit tanë, nuk ka ilaç në botë që mund të na largojnë dhimbjen”, ka shtuar ai.
Më shumë se 12.000 njerëz janë të zhdukur nga luftrat n ëish-Jugollavi, ndërsa të vrarë janë rreth 140 mijë persona./Arbresh.info
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...