Google ADS

Prince Charles kërkon falje mbi skllavërinë

19:41 | 24 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Princi Charles u ka thënë udhëheqësve të Commonwealth-it se ai nuk mund të përshkruajë “thellësitë e pikëllimit të tij personal” për vuajtjet e shkaktuara nga tregtia e skllevërve.

Duke folur në Ruanda, ai tha se potenciali i familjes së kombeve mund të realizohej vetëm duke pranuar gabimet që janë “formuar në të kaluarën”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Charles shtoi se i takon shteteve të vendosin nëse do të mbeten monarki apo do të bëhen republika në të ardhmen.

Ai u takua me Boris Johnson, mes raporteve se ai ishte kritik ndaj planit të tij të azilit në Ruandë.

Megjithatë, kryeministri Boris Johnson ka refuzuar të zbulojë se çfarë diskutuan dyshja gjatë takimit të tyre 15-minutësh në margjinat e Takimit të Kryetarëve të Qeverive, duke thënë se ata kishin vetëm një “bisedë të mirë”.

Prince Charles e ka përshkruar planin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda, si “të tmerrshëm”.

Johnson gjithashtu refuzoi të thoshte nëse Britania e Madhe ia ka ofruar Ruandës 120 milionë funte për pjesëmarrjen e saj në skemë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme