Princ Harry thotë që askush nuk dëshiron të bëhet mbret

17:12 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Princi Harry ka thënë që askush nga familja mbretërore nuk dëshiron që të bëhet mbret or mbretëreshë, por do të ishin të gatshëm ta marrin barrën për shkak të shërbimit publik, transmeton arbresh.info.

Nga ana tjetër republikanët thonë që Britania nuk ka nevojë për familjen mbretërore dhe lirisht mund t’i lënë titujt mbretëror.

Në një intervistë ku ka folur për jetën e tij ka shtuar se askush nga familja mbretërore nuk do të ishte i lumtur të trashëgonte fronin.

“jemi duke u munduar ta modernizojmë konceptin e monarkisë, asgjë nga ato që po bëjmë nuk po i bëjmë për vete por për të mirën publike” a thënë princi 32 vjecar.

Graham Smith ka shtuar se Britanisë nuk i duhet veç pavarësimi i kryeministrisë por mënyra më të mira dhe krejt të reja të qeverisjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme