Mediat shtetërore ruse raportojnë se shefi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, do të largohet për në Bjellorusi.
Sipas raportimeve, akuzat kundër tij dhe grupit të tij do të hidhen poshtë “për të shmangur gjakderdhjen”.
Prigozhin dhe grupi i tij u akuzuan për nxitje të rebelimit të armatosur kundër ushtrisë ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mercenarët e Wagnerit që dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, mund ta bëjnë këtë, dhe se luftëtarët që morën pjesë në rebelimin e sotëm, nuk do të ndiqen penalisht.
Prigozhin dha urdhrin për rebelim mbrëmjen e 23 qershorit, duke akuzuar ushtrinë ruse për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë.
Por, pas gati 24 orësh, ai u dha urdhër forcave të tij që të tërhiqen, për të shmangur, siç tha edhe ai, gjakderdhjen.
Vendimi u mor pas negociatave me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko.
Mercenarët e Wagnerit, në orët e para të së shtunës, morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe u nisën drejt Moskës.
Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, kur vendosi t’i kthejë ata.
Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i cilësoi veprimet e Wagnerit si “tradhti”.
SHBA-ja dhe aleatët e saj thanë se kanë përcjellë nga afër ngjarjet në Rusi./rel
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...