Yevgeny Prigozhin me mercenarët që drejton të grupit Wagner ka marrë kontrollin e një qyteti rus në kufi me Ukrainën.
Kjo ka bërë që të presidenti rus, Vladimir Putin të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka deklaruar se kjo është tradhti ndaj Rusisë.
Ndërkohë, Prigozhin përmes një mesazhi në rrjetet sociale iu ka kundërpërgjigjur liderit rus duke pohuar se të gjithë janë të gatshëm të vdesin në aksionin kundër ushtrisë ruse.
“Të gjithë jemi të gatshëm të vdesim. Të gjithë 25 mijë dhe më pas edhe 25 mijë të tjerë”, deklaroi ai, raporton bbc.
Ai ka shtuar se aksioni po ndërmerret “për popullin rus” dhe për synimin ka largimin e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu.
Ndryshe, Wagner kishin luftuar në Ukrainë së bashku me ushtrinë ruse, por që në mungesë të armëve, janë larguar nga fronti i luftës në shtetin ukrainas.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...