Mediat perëndimore pak më parë raportuan se pas bisedimeve të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar një propozim për të “ndaluar lëvizjen e personave të armatosur të Wagner në territorin e Rusisë dhe për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ulur tensionet”, tha zyra e presidentit, me raportime të ngjashme në mediat ruse të lajmeve.
Me deklaratë ka dalë edhe vetë Prigozhin, i cili tha se po largohen në drejtim të kundërt, sipas planit, duke thënë se këtë po e bëjnë duke e ditur se “do të derdhet gjaku rus”.
“Ata donin të shpërndanin Wagnerin. Ne u nisëm më 23 qershor për “Marshimin e Drejtësisë”. Brenda një dite marshuam vetëm 200 km larg Moskës. Gjatë kësaj kohe, ne nuk kemi derdhur asnjë pikë të vetme gjaku të luftëtarëve tanë. Tani është momenti kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për faktin se do të derdhet gjaku rus, ne po i kthejmë formacionet tona dhe po largohemi në drejtim të kundërt, në kampet tona fushore, sipas planit”.
AP konfirmon se kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin po ndalon mercenarët e tij disa momente pasi presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se ai ndërmjetësoi një marrëveshje de-përshkallëzimi.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...