Një gjykatë ruse ka dënuar një ish-prift ortodoks me 21 vjet burg për një sërë krimesh të abuzimit të fëmijëve, përfshirë përdhunimin.
BBC shkruan se Nikolai Stremski adoptoi 70 fëmijë dhe punoi në një famulli në Rusinë jugperëndimore, transmeton portal arbresh.info
Stremskit iu dha “Urdhri Kombëtar i Lavdisë Prindërore” dhe familja e tij njihej si familja më e madhe ruse.
Ai dhe gruaja e tij kanë drejtuar një shtëpi kujdesi në qytetin e Saraktashit që nga fillimi i viteve ’90, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon.
Shumica e 70 fëmijëve të adoptuar janë të rritur.
Ai u arrestua në vitin 2019, ndërsa një hetim për krimet ndaj shtatë të miturve kishte nisur.
Ai i ka quajtur akuzat shpifje.
Vitin e kaluar, një nga vajzat e tij të rritura dhe burri i saj morën dënime me kusht për kufizim të paligjshëm të lirisë së fëmijëve.
Gjykata ia ndaloi punën me fëmijë, ndërsa iu hoqën edhe medaljet që kishte marrë më parë./arbresh.info/
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...