Një video që po qarkullon online tregon një prift frëng-folës teksa qëllon me shuplakë një fëmijë gjatë një pagëzimi.
Babai i tronditur kap fëmijën nga duart e klerikut, transmeton portali arbresh.info.
Incidenti ndodhi brenda një kishe gjatë një ceremonie pagëzimi, siç shihet në pamjet që dolën të mërkurën.
I frikësuar në mënyrë të dukshme, fëmija po qan, e cila me sa duket e bezdis klerikun. Pasi ai nuk arrin të qetësojë fëmijën, prifti përfundon duke goditur fëmijën, duke thënë fjalët “Qetësohu” para prindërve të habitur dhe të tronditur të foshnjës. Për disa çaste, ata duken pa fjalë, por babai pastaj e merr fëmijën e tij nga krahët e priftit.
Nuk është ende e qartë saktësisht se ku dhe kur ndodhi incidenti i kapur në video. Megjithatë, prifti flet frëngjisht dhe historia shfaqet në një uebsajt lokal të lajmeve të Martinique dhe Guadeloupe, territoret franceze në Detin e Karaibeve./Arbresh.info/
https://youtu.be/7xNRz_neEJ8
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...