Autoritetet në Zelandën e Re kanë identifikuar qindra raporte abuzimi të kryera nga priftërinjtë katolikë.
Akuzat që datojnë dekada më parë, dëshmojë për përhapjen e abuzimeve seksuale dhe abuzimeve tjera brenda Kishës Katolike, transmeton portal arbresh.info
New York Times shkruan se akuza për abuzim janë ngritur kundër qindra anëtarëve të Kishës Katolike në Zelandën e Re. Midis 1950 dhe 2021, ka pasur 1,680 raportime për abuzime të kryera nga anëtarët e Kishës Katolike. Dyshohet se ky është vetëm fillimi i skandali shumë të madh.
Mes viteve 1960 dhe 1980, janë ngritur akuza drejt 14 përqind të të gjithë klerikëve në Zelandën e Re, dhe shumica e rasteve kanë të bëjnë me abuzime të fëmijëve në shkolla dhe institucione tjera mbikqyrëse.
Më shumë se gjysma e të gjitha abuzimeve të raportuara përfshinin lëndime seksuale ose abuzime të tjera fizike, emocionale ose psikologjike.
Sipas vlerësimeve të kryera nga Rrjetit të Mbijetuarve të Abuzimit të Priftërinjëve, rreth 14 për qind e të gjitha aplikacioneve të dokumentuara lidheshin me Shkollën Speciale të Marylands dhe Hebron Trust, dy institucione të Christchurch për të rinjtë me nevoja të veçanta ose ata nga grupet sociale në rrezik.
Zyrtari i Kishës Katolike John Deë tha se statistikat mbi abuzimin ishin “të tmerrshme”, për të cilat edhe do të ndjente turp.
Dy priftërinj nga Zelanda e Re, Rodger Moloney dhe Bernard McGrath, janë dënuar tashmë për abuzim të fëmijëve në Shkollën Speciale Marylands dhe në Hebron Trust.
Raporti tregon se fëmijët indigjenë Maori janë më të prekurit, me 81 përqind të fëmijëve të abuzuar.
Thuhej se disa institucione fetare kërkuan të “pastronin” identitetin kulturor të Maorit, të cilët janë në institucione të kujdesit përmes abuzimit seksual dhe fizik.
Mijëra Maori protestuan vitin e kaluar në të gjithë Zelandën e Re duke bërë thirrje për t’i dhënë fund praktikës së largimit të fëmijëve nga familjet e tyre dhe vendosjes së tyre nën kujdesin shtetëror./arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...