Prezantuesi Jeremy Clarkson ka quajtur “kalama të llastuar” aktivisten 16-vjeçare Greta Thunberg, e cila në foli në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.
Të hënën, Greta shpërtheu në lot teksa thoshte se ndryshimet i kanë shkatërruar fëmijërinë.
“Ju keni vjedhur fëmijërinë time, ëndrrat e mia. Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar të kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, ne nuk do t’ju falim kurrë. Bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo “, tha ajo në Nju Jork.
Në shkrimin e tij për “The Sun”, Jeremy Clarkson ka reaguar ndaj adoleshentes duke mos kursyer ironinë.
“Si guxoni të lundroni në Amerikë në një jaht me fibër karboni që nuk e keni ndërtuar, i cili kushton 15 milion paund, që nuk i keni fituar vetë dhe i cili ka një motor nafte rezervë që nuk e keni përmendur askund.
Ne ju dhamë telefona celularë, laptopë dhe internet. Ne krijuam media sociale që ju përdorni çdo ditë dhe drejtojmë bankat që paguajnë për të gjitha, Pra, si guxon të qëndrosh atje dhe të na mësosh, ti kalama i llastuar”, shkruan Jeremy.
Duke pranuar se kriza klimatike globale mund të çojë në një krizë të gjerë të refugjatëve, prezantuesi i kërkoi Gretës që të ‘kthehej në shkollë’.
Jeremy shtoi se shkenca do të zgjidhë problemin, jo të bërtiturat cdo pesë minuta.
“Pra, bëhu një vajzë e mirë, mbylle gojën dhe lëri të tjerët të kujdesen për të”, kështu e mbylli shkrimin Jeremy.
Së bashku me Alexandria Villaseñor, një aktiviste shumë e re amerikane, Greta ishte atëherë në mesin e 16 nënshkruesve të një peticioni zyrtar të paraqitur para Komitetit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.
Ankesa nënshkruhet nga të rinjtë midis 8 dhe 17 vjeç nga 12 vende kundër pesë fuqive: Argjentinës, Brazilit, Francës, Gjermanisë dhe Turqisë.
Peticioni argumenton se paaftësia e shteteve Anëtare për të adresuar krizën e klimës është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe i kërkojnë organit të pavarur që ta urdhërojë atë të veprojë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimet shkatërruese të ndryshimit të klimës.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...