Pretendohet se SHBA do të vendos sistemin Patriot në Irak

14:38 | 23 Janar 2020
Arbresh Info

SHBA posedon sistemin Patriot për mbrojtjen e bazave ushtarake në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas sulmit të Iranit, për të mbrojtur bazat e saj ushtarake në Irak shqyrton vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, Sipas Fox News-it amerikan, një zyrtar i Pentagonit tha se e shohin me gjasa të vogla një sulm të ri raketor të Iranit.

Zyrtari, megjithatë, në kuadër të mbrojtjes së bazave në Siri tha se është mundësi e madhe vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Më tej thuhet se SHBA posedon sistemin Patriot për mbrojtjen e bazave ushtarake në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

Reagim nga Iraku

Ndërkohë Kerim Allavi, deputeti i Aleanca Fatah, nën udhëheqjen e Komandantit të Brigadave Badr të afërta me Iranin, në deklaratën për mediat lokale, rikujtoi vendimin e Parlamentit irakian të 5 janarit që i dha fund pranisë së ushtarëve amerikanë.

Allavi tha se përforcimi i bazave ose vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore nga ana e Pentagonit është shkelje e sovranitetit të Irakut.

Tensionet në rajon tashmë të rritura midis SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan në nivel të lartë pasi gjenerali iranian, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan në Bagdad më 3 janar.

Në kundërpërgjigje të vrasjes së Soleimanit, komandantit të forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare, Irani më 8 janar lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj bazave në Irak ku janë të vendosura trupat amerikane.

Bazat ushtarake të SHBA-ve në Irak

SHBA, në mars të vitit 2003 e okupoi Irakun për ta rrëzuar regjimin e Saddam Huseinit, ndërsa sot ka 9 baza ushtarake në këtë vend.

SHBA në dhjetor të vitit 2011 i tërhoqi të gjithë ushtarët nga Iraku, por me shfaqjen e organizatës terroriste DEASH dhe ftesën e qeverisë irakiane sërish dërgoi ushtarë në vitin 2014.

Sipas shifrave zyrtare të Washingtonit, në Irak gjenden gjithsej 5.200 ushtarë amerikanë. Pjesa më e madhe e ushtarëve gjenden në bazën Ayn al-Asad që Irani e shënjestroi./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme