Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, në artikullin e saj të bazuar mbi një zyrtar të Departamentit të Shtetit pretendon se sekretari Pompeo ka marrë pjesë në bisedën telefonike
Pretendohet se Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo është përfshirë në bisedën e diskutueshme telefonike, e zhvilluar në korrik mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, në artikullin e saj të bazuar mbi një zyrtar të Departamentit të Shtetit pretendon se sekretari Pompeo ka marrë pjesë në bisedën telefonike Trump-Zelensky.
Më tej thuhet se Pompeo gjatë një deklarate javën e kaluar ka fshehur me vetëdije pjesëmarrjen e tij në bisedën telefonike në fjalë. Sipas artikullit, hetimi parlamentar do ta vendosë në vështirësi sekretarin Pompeo.
– Hetimi për shkarkimin e Trumpit
Gazeta “Wall Street Journal” më 20 shtator pretendoi se Trump në një bisedë telefonike në korrik ka ushtruar presion ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të hapur hetim ndaj djalit të ish-nënpresidentit Joe Biden, duke shfrytëzuar si mjet ndihmën e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Ndërsa Trump ka thënë se telefonata me Zelenskyn ka qenë plotësisht procedurale. “Nuk ka rëndësi se çfarë kam biseduar me Zelenskyn. Dikush duhet ta hetojë Biden-in”, është shprehur Trump.
Në mediat amerikane u tha se Trump i kishte vendosur liderit ukrainas si kusht hetimin e Biden-it dhe familjes së tij në mënyrë që SHBA të ndihmonte Ukrainën. Pas zbulimit të këtij pretendimi Demokratët reaguan duke nisur hetimin për shkarkimin e Trumpit i cili para bisedës telefonike në fjalë ka njoftuar pezullimin e ndihmave prej 400 milionë dollarë për Ukrainën.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi lidhur me bisedën në fjalë ka mbrojtur idenë e saj se Trump ka dëmtuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe bëri të ditur fillimin e një procesi zyrtar për shkarkimin e Trumpit.
Më pas Shtëpia e Bardhë publikoi transkriptin e bisedës telefonike duke thënë se nuk ka asnjë lidhje mes ndihmës dhe bisedës.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve nën kontrollin e Demokratëve i bëri thirrje Pompeos që të dëshmojë pasi ai nuk ka dorëzuar dokumentet e nevojshme lidhur me bisedën në fjalë të cilat në kuadër të kërkesës së bërë duhej t’i dorëzonte deri më 16 shtator./AA
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...