Presidentja sllovake, Zuzana Çaputova nuk planifikon të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.
Ajo e ka bërë të ditur këtë vendim të martën, duke përmendur “arsye personale”.
Megjithatë, vendimi i saj mund të ketë ndikim në disa aspekte, pasi ajo është parë si garantuese e dërgimit të armëve në Ukrainë – vendim që nuk është mirëpritur në Sllovaki.
Ka pasur spekulime në mediat amerikane dhe ato sllovake se ajo mund të jetë pasardhëse e Jens Stoltenbergut, që aktualisht e ka pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Çaputova ka thënë se pas shumë vjetëve të krizave politike dhe shumë ndryshimeve në qeveri, ajo nuk ka fuqi edhe për pesë vjet në pushtet, por do ta përfundojë mandatin aktual, siç ka premtuar.
“Fati i një shteti nuk varet nga një person”, u ka thënë ajo gazetarëve në Bratisllavë.
Ajo ka thënë se ka figura tjera që mund të vazhdojnë rrugën e saj.
Çaputova, avokate liberale, është zgjedhur papritur si gruaja e parë në krye të Sllovakisë, më 2019.
Ajo u ka dhënë zë protestave kundër korrupsionit, të nxitura nga vrasja e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, një vit para se ajo ta merrte pushtetin.
Çaputova është përballur me komente armiqësore për qëndrimin e saj ndaj Moskës, prej nisjes së luftës në Ukrainë, përfshirë kërcënimet online për familjen e saj.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...