Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.
Amherd tha se pjesëmarrësit në samit – rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish – do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t’i ndalur luftimet.
Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh në shkurt të vitit 2022.
“Kjo nuk është propagandë”, u tha Amherd gazetarëve.
“Kjo ka të bëjë me bazën e ndihmës humanitare të ofruar nga Zvicra…dhe me inicimin e një dialogu”, tha ajo.
Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të marrin pjesë në samit, zyrtarë nga Kina dhe Rusia pritet të mungojnë.
Moska nuk është e ftuar dhe thotë se procesi është i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj.
Ministria e Jashtme e Kinës, në anën tjetër, tha se nuk do të marrë pjesë në samit, sepse ai nuk i përmbush pritjet e saj për pjesëmarrjen edhe të Rusisë, edhe të Ukrainës.
“Kina ka insistuar gjithmonë që një konferencë ndërkombëtare e paqes duhet të miratohet si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina, me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve, dhe se të gjitha propozimet e paqes duhet të diskutohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha ministria në Pekin.
Ndërkohë që përgatitjet për samit vazhdojnë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij “po e frenojnë përparimin e Rusisë” dhe “po i shkatërrojnë njësitë e saj që hyjnë dhe terrorizojnë rajonin e Harkivit”.
Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime, por këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha për Televizionin CBS se ndërsa Harkivi “mbetet i kërcënuar”, rusët “nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë përparim në terren në ditët e fundit”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit