Ish presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye është dënuar me 24 vjet burg, pasi u shpall fajtore për abuzim të pushtetit dhe ryshfet.
Verdikti është transmetuar drejtpërdrejt dhe përfaqëson kulminacionin e skandalit që përfshiu vendin, duke bërë që të njerëzit të zemërohen kundër elitës politike dhe biznesore, transmeton portali arbresh.info.
Park, e cila gjithashtu u gjobë me shumën prej 17 milionë dollarësh, përballej me një varg akuzash të korrupsionit.
Ajo nuk u paraqit në gjykatë për seancën përfundimtare.
Ajo ka bojkotuar seancat e saj të gjykimit dhe ka akuzuar më parë gjykatat për të qenë të anshëm ndaj saj. Ajo gjithashtu ka mohuar të gjitha akuzat.
Lëvizja nga autoritetet për të lejuar që verdikti i së premtes të transmetohej në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte i pashembullt, por ata përmendën interesin e jashtëzakonshëm të publikut në këtë rast./Arbresh.info/
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...