Google ADS

Presidentja e Komisioni Evropian ia uron fitoren Bidenit

19:40 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ia ka uruar fitoren kandidatëve demokratë, Joe Biden dhe Kamala Harris, për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Von der Leyen, përmes llogarisë së sajës në Tëitter ka thënë se BE’ja dhe SHBA’ja janë miq e aleatë diplomatik.

“I uroj përzemërsisht Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale në SHBA. BE dhe SHBA’ja janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë kanë lidhjet më të ngushta. Jam duke shpresuar në bashkëpunim me presidentin e zgjedhur, Biden”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, e para e Komisionit Evropian ka folur edhe lidhur me rëndësinë e partneritetit të, siç e quan ajo, rinovuar.

“Komisioni Evropian qëndron gati për të inteinsifikuar bashkëpunimin me Administraën dhe Kongresin e sapozgjedhur për të adresuar sfidat me të cilat po përballemi, me theks të veçantë: luftimin e pandemisë Covid-19 dhe pasojat ekonomike e sociale, mposhtjen e ngrohjes globale, transformimin digjital në të mirë të njerëzve, përforcimin e sigurisë, si dhe reformimin e sistemit multilateral”, ka shkruar Von der Leyen në deklaratën e saj.

Ndryshe, Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Të ngjashme