Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për t’i rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve “të vjedhura” të fundjavës, sepse në të kundërtën ky komb i Kaukazit – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe me aspirata për anëtarësim në NATO – rrezikon të humbë “perspektivën evropiane”.
Duke folur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, më 29 tetor, Zurabishvili ka thënë se partnerët evropianë dhe perëndimorë të Gjeorgjisë duhet të bëjnë “presion ekstrem” te autoritetet, “në mënyrë që të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve, dhe të vlerësohet sa janë vjedhur zgjedhjet”.
Zurabishvili dhe partitë opozitare kanë thënë se rreth 300.000 vota janë manipuluar në të mirë të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka pretenduar fitore me 54 për qind të votave.
Këto pretendime kanë nxitur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gjeorgjianë, të cilët kanë bërë akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje.
“Tani varet shumë prej partnerëve tanë, sa i vendosur do të jetë reagimi i tyre, sa i fuqishëm do të jetë presioni prej autoriteteve, sepse mendoj që askush nuk mund të përballojë humbjen e Gjeorgjisë drejt Rusisë në këtë formë”, ka thënë Zurabishvili.
“Nëse nuk do të ketë presion, atëherë kjo do të thotë se Perëndimi nuk i ka përdorur të gjitha mjetet për ta mbajtur Gjeorgjinë në anën perëndimore dhe në perspektivën evropiane”.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Suedia, mes tjerash, kanë shprehur zëshëm kritikat e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, të cilat janë mbajtur pas rritjes së shqetësimeve për gërryerje të demokracisë gjatë udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane.
Qeveria e ka miratuar së fundmi një ligj kontrovers për “ndikim të jashtëm”, të ngjashëm me ligjin rus për “agjentë të huaj”, si dhe një legjislacion tjetër që kufizon të drejtat e komunitetit LGBT(lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë).
Menjëherë pas publikimit të rezultateve, Zurabishvili ka thënë se ajo nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve që kanë rënë viktimë e “operacionit special rus”, përmes metodave të “fushatave kërcënuese dhe propagandës, që ka qenë kopje e propagandës ruse”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë prej Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, dhe NATO-ja, kanë thënë përmes një deklarate se dita e zgjedhjeve është përcjellë me “presion, tension dhe proces të padrejtë”.
Rusia, në anën tjetër, ka hedhur poshtë çdo përfshirje në zgjedhjet e Gjeorgjisë.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane është në pushtet prej vitit 2012.
Dikur ka çuar përpara agjendë pro-evropiane, mirëpo në dy vjetët e fundit është kthyer kah Rusia.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...