Google ADS

Presidentja e Gjeorgjisë: Duket sikur Putin po shkatërron “të gjithë vendin”

23:53 | 3 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili ka deklaruar për CNN se ajo nuk beson se Presidenti rus, Vladimir Putin po synon të marrë në kontroll rajone të caktuara të Ukrainës, por se ai “po shkatërron të gjithë vendin”.

“Nuk duket më se ai thjesht synon të aneksojë disa rajone. Tani duket se ai po shkatërron të gjithë vendin. Është një luftë e shkatërrimit në masë në një farë mënyre,” tha Zourabichvili, transmeton portal arbresh.info

“Kam dëgjuar deklaratat e tij sot se e gjithë kjo po shkon sipas planeve, nuk jam aq e sigurt se është sipas planeve. Ai nuk e ka planifikuar një rezistencë të tillë të Ukrainës. Ai pati një sulm masiv që ishte shumë psikologjik me forcat e tij që përdoreshin nga të gjitha anët. Dhe nuk funksionoi. Sigurisht ushtarakisht ai ka epërsi, e cila një ditë apo tjetrën do të shfaqet. Por vendosmëria dhe rezistenca e popullit dhe lidershipit ukrainas është me të vërtetë për t’u admiruar”, shtoi ajo.

Gjeorgjia është një ish-Republikë Sovjetike dhe së fundmi ka nënshkruar zyrtarisht një kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Europian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme