Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë një vizitë të paparalajmëruar në Paris ku do të bisedojë në darkë me presidentin francez Emmanuel Macron.
Vizita në Paris zgjat edhe më tej qëndrimin e presidentit ukrainas në Europë, ku ai ka patur një seri ndalesash dhe takimesh, gjatë të cilave ka siguruar më shumë premtime dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën, ndërsa vendi i tij përgatitet për një kundërsulm kundër trupave ruse.
Franca njoftoi se Presidenti Macron do të zhvillojë një darkë pune me homologun ukrainas.
“Presidenti francez Emanuel Macron do të zhvillojë një darkë pune të dielën gjatë të cilës do të rikonfirmojë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën”, thuhet në njoftimin e presidencës franceze.
Sipas njoftimit, presidenti francez do të “riafirmojë mbështetjen e palëkundur të Francës dhe Evropës që Ukraina të ushtrojë të drejtat e saj legjitime dhe të mbrojë interesat themelore të saj”.
Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë gjithashtu, edhe mbi perspektivën për rikthimin e paqes në Evropë, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit francez.
Franca e ka furnizuar Ukrainën me një sërë armatimesh, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, tanke dhe armë të tjera./VOA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...