Google ADS

Presidenti turk zhvillon bisedë telefonike me princin saudit të kurorës

22:01 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me princin saudit të kurorës, Mohammad bin Selman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, në bisedën e realizuar me kërkesë të princit saudit të kurorës, Mohammad bin Selman, është biseduar në lidhje me përpjekjet e përbashkëta për zbardhjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggit në të gjitha aspektet si dhe hapat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim.

– Ngjarja Khashoggi

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që nga ajo datë nuk ka patur më asnjë lajm për të.

Sipas vlerësimeve nga burimet turke të policisë derisa është konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë më nga ndërtesa e konsullatës ku ai hyri më 2 tetor, është bërë e ditur se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me 2 avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar më pas janë larguar nga Turqia.

Në lidhje me këtë çështje u formuan grupe të përbashkëta pune të përbërë nga zyrtarë turq dhe sauditë.

Në kuadër të hetimit të kryer nga Prokuroria e Stambollit grupi në koordinimin e një prokurori dhe një zv.prokuroi kreu ekzaminime në ndërtesën e konsullatës dhe në rezidencën e konsullit saudit, Muhammed el Uteybi, i cili është larguar nga Turqia.

Qeveria e Arabisë Saudite më 20 tetor njoftoi se gazetari Jamal Khashoggi vdiq gjatë grindjeve brenda ndërtesës së konsullatës.

Të ngjashme