Google ADS

Presidenti turk reagon ndaj sulmit në Amerikë

11:57 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar sulmin në sinagogë në Pensilvani të SHBA-ve.

“Dënoj sulmin terrorist kundër sinagogës në Pittsburgh dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë”, shkroi presidenti Erdogan në llogarinë e tij në twitter.

“Turqia pa mëdyshje dënon të gjitha llojet e terrorizmit në të gjitha pjesët e botës pavarësisht nga synimet e tyre”, shtoi ai.

Mediat lokale raaportuar se një numër i madh i personave janë qëlluar gjatë sulmit, ndërsa raportohet të ketë edhe të vdekur.

Mediumet amerikane raportuan për të paktën katër të vdekur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme