Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se dy deri në tre milionë refugjatë sirianë në Turqi ose në Evropë mund të rikthehen në Siri, nëse realizohet “zona e sigurt”, që ai dëshiron të krijojë në veri të vendit.
Turqia dhe SHBA po përpiqen të krijojnë një zonë sigurie në lindje të Eufratit, që ndan kufirin turk me zonat siriane të kontrolluara nga një milici kurde, që mbështetet nga Uashingtoni, por që konsiderohet si terroriste nga Ankaraja.
Një nga objektivat e kësaj “zone të sigurisë” për Ankaranë është që të jetë në gjendje të kthejë një pjesë të më shumë se 3.6 milionë refugjatëve sirianë, që jetojnë në Turqi./atsh
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”