Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Arabisë Saudite që të zbulojë lokacionin e mbetjeve të gazetarit të masakruar Jamal Khashoggi, pasi është thënë se trupi i tij është prerë në copa dhe hedhur në një pus në konsullatën saudite në Stamboll.
Media turke pretendon që trupi i Khashoggit është prerë në tre pjesë nga një ekspert saudit forenzik i cili është fotografuar duke arritur në Stamboll në ditën e vrasjes dhe ishte pjesë e ekipit vrasës prej 15 personave, transmeton portali arbresh.info.
Prokurorët sauditë kanë pranuar të enjten që dëshmitë turke tregojnë se vrasja ishte e paramenduar, përkundër deklaratës së qeverisë saudite që Khashoggi kishte vdekur gjatë intervistimit të dështuar.
Shkrimtari disident, 59 vjeçar u zhduk me 2 tetor, pasi hyri në konsullatën e vendlindjes së tij në Stamboll për të marrë dokumentet që i duheshin për t’u martuar me të fejuarën Hatice Cengiz.
Cengiz ka kërkuar dënimin e të gjithë atyre të përfshirë në vrasjen e ‘egër’ të Khashoggit.
“Kërkoj që të gjithë të përfshirë në këtë egërsi nga nivelet më të larta deri ato më të ulëta që të dënohen dhe të sillen para drejtësisë”, tha ajo për televizionin Haber Turk.
Kurse presidenti turk Erdogan ka pyetur se kush e dha urdhrin për vrasjen e tij.
“Kush dha urdhër për 15 persona që të vijnë në Turqi?”, tha ai, duke iu referuar skuadrës së vrasësve, duke shtuar që Turqia kishte informacione dhe dëshmi të tjera lidhur me vrasjen që do të zbulohen eventualisht.
Gjithashtu presidenti Erdogan ka treguar se kryeprokurori i Arabisë Saudite do të arrijë në Turqi të dielën si pjesë e hetimit për vrasjen e 59 vjeçarit, ku do të takohet me prokurorët turq./Arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...