Google ADS

Presidenti turk Erdoğan udhëton në Rusi

12:05 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar në Moskë të Rusisë për një vizitë pune njëditore, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në Moskë në takimin e parë me Putinin për vitin 2019

Në kuadër të vizitës së tij një ditore në Rusi, presidenti Erdoğan do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ai shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan, zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın, si dhe nga shefi i komunikimeve i presidencës, Fahrettin Altun.

Në kuadër të vizitës pritet të mbahet edhe një takim delegacionesh me ministrat dhe zyrtarët e të dy vendeve, ku ku do të shkëmbehen mendime rreth marrëdhënieve Turqi-Rusi, si dhe rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Sirinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme