Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një fjalimi në Kongres ka thënë se administrata e tij i ka përshpejtuar bisedimet për arritjen e një zgjidhjeje politike në Afganistan dhe se do ta zvogëlojë numrin e trupave amerikane në këtë vend.
“Kombet e mëdha nuk luftojnë në luftëra të pakufishme”, tha Trump gjatë fjalimit ë tij vjetor në Kongres, duke shtuar se ushtria amerikane pothuajse i ka mposhtur militantët e ISIS-it në Siri ndërsa tash është koha që ushtarët të kthehen në shtëpi, transmeton Cnn, përcjell arbresh.info
Pas 17 vjetëve të luftës në Afganistan, ai e ka çmuar trimërinë e ushtarëve amerikanë.
“Duke iu falënderuar trimërisë së tyre, tash kemi mundësi ta arrijmë një zgjidhje politike për këtë konflikt të gjatë dhe të përgjakshëm”, deklaroi ai.
Presidenti Trump gjatë fjalimit gjithashtu tha se administrata e tij ka zhvilluar negociata konstruktive me disa grupe, përfshirë militantët talibanë.
“Përderisa po shënojmë përparim në këto negociata, do të kemi mundësi që ta zvogëlojmë numrin e trupave dhe të fokusohemi në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ai. /arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...