Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve në Britani të Madhe, Boris Johnson.
Siç ka shkruar Trump në Twitter, Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT.
“Urime për Boris Johnson për fitoren e tij të madhe! Britania dhe Shtetet e Bashkuara tani do të jenë të lira të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë masive pas BREXIT. Kjo marrëveshje ka potencialin të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në. Festoni Boris!”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet se kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1205368801438707713
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...