Presidenti Trump protestuesit në Shtëpinë e Bardhë i quan “terroristë”

13:39 | 5 Qershor 2020
A. B.

Presidenti amerikan, Donald Trump, së fundi ka shpërndarë një letër në Twitter nga një prej avokatëve të tij, ku i përshkruan protestuesit jashtë Shtëpisë Bardhë si “terroristë”

Ai tha se letra e John Dowd, i cili e përfaqësonte atë gjatë një hetimi të Rusisë, “ishte me interes për popullin amerikan”, transmeton portali arbresh.info

Letra e Dowd ishte si përgjigje ndaj ish Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ky i fundit tha se ishte i tmerruar nga përdorimi i forcës kundër protestuesve kryesisht paqësorë në Sheshin Lafayette, afër Shtëpisë së Bardhë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme