Presidenti amerikan Donald Trump tha se Meksika po ndihmon për uljen e fluksit drejt Shteteve të Bashkuara të emigrantëve nga vendet e Amerikës Qëndrore.
Gjatë vizitës së tij dje në vijën kufitare në Kaliforni, ai nuk u tërhoq megjithatë nga kërcënimi për të mbyllur kufirin ose për të vendosur tarifa ndaj makinave të importuara nga Meksika. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, njofton se Presidenti Trump dha një mesazh edhe për emigrantët, duke deklaruar se sistemi i emigracionit nuk ka më hapësira.
Përpara se të largohej nga Uashingtoni, Presidenti Trump mohoi të ketë ndërruar mendje për mundësinë e mbylljes së kufirit, një lëvizje që do të ndalte miliarda dollarë shkëmbimesh tregtare.
Pranë qytetin Calexico, ai tha se Meksika i ka shtuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve të emigracionit.
“Gjatë katër ditëve të fundit kanë punuar shumë mirë. Po jua përsëris se do ta mbyllim (kufirin) nëse do të jetë e nevojshme, si dhe do të vendosim tarifa ndaj automjeteve që prodhojnë në Meksikë. Megjithatë, Meksika po bën një punë shumë të mirë dhe dua të falenderoj presidentin meksikan”, deklaroi Presidenti Trump.
Presidenti Trump tha se sistemi amerikan i emigracionit është i mbingarkuar me azilkërkues dhe se ata nuk janë të gjithë të ligjshëm.
“Disa prej këtyre azilkërkuesve janë pjesëtarë bandash. Nuk kanë frikë nga asgjë. I mirëpresin avokatët. Lexojnë çfarë u përcaktojnë avokatët. Ata janë pjesëtarë bandash që deklarojnë se u kërcënohet jeta. Është mashtrim. Ata vetë përbëjnë kërcënim për jetët e të tjerëve”, tha Presidenti Trump.
Njerëzit që kritikojnë mënyrën se si trajtohen emigrantët në kufi dolën të protestojnë ndaj vizitës së Presidentit. Aty ishin edhe disa mbështetës të Presidentit.
Segmenti prej tre kilometrash i gardhit të ri kufitar në Calexico ishte planifikuar që në vitin 2009 dhe u përfundua vitin e kaluar.
Presidenti Trump dhe demokratët në Kongres janë angazhuar në një debat për miliarda dollarët që do të kushtonte një mur që do të përshkonte të gjithë vijën kufitare të Shteteve të Bashkuara. Demokratët e kundërshtojnë një projekt të tillë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...