Presidenti Trump mirëpret pengjet që po mbaheshin në Korenë e Veriut

08:41 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti Trump mirëpret pengjet që po mbaheshin në Korenë e Veriut

Pas vizitës së sekretarit amerikan Pompeo në Korenë e Veriut, përveç datës për takimin e dy liderëve janë liruar edhe tre amerikanë që po mbaheshin peng nën regjimin e Kim Jong un, transmeton arbresh.info.

Pengjet janë dërguar në Alaskë e pastaj në bazën ushtarake ajrore Andrews.

Pengjet janë mirëpritur në vendin e tyre nga Presidenti Trump dhe gruaja e tij Melania.

Në fjalimin e tij për media Trump ka thënë që e vlerëson Kim Jong Un për këtë gjest./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme