Presidenti Trump ia dhuron Malin e Zi Vladimir Putinit?

12:55 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Se çfarë kanë biseduar Trump dhe Putin në samitin e Helsinkut edhe më tutje është e paqartë, mirëpo ekziston rreziku që Mal i Zi të shndërrohet në një monedhë për kusuritje në mes të dy superfuqive. Një gjë e tillë po kundërshtohet gjerësisht në Amerikë dhe Evropë.

Askush nuk e di se çfarë kanë biseduar për mbi dy orë, kokë më kokë, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin, në samitin e zhvilluar të hënën në Helsinki të Finlandës. Ajo çfarë u pa në konferencën e përbashkët për shtyp, të dy presidentëve, u komentua si një disfatë e rëndë e Presidentin Trump, i cili dukej i nënshtruar përballë liderit rus.

Të dyja partitë politike kryesore në SHBA, mediat kryesore atje, e kanë qortuar Presidentin Trump për perfomancën e dobët në Helsinki. Madje, ish-shefi i CIA-s, John Brennan, ka shkuar aq larg sa ka thënë që Presidenti Trump ka kryer akt tradhtie, duke u rreshtuar në krah të Putinit, duke i sulmuar në konferencë për shtyp shërbimet sekrete amerikane, sipas të cilave Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.
Trump, më të kthyer në Amerikë, ka provuar ta bëjë një përmirësim, duke thënë që gjatë prononcimit të tij e ka bërë një gabim gramatikor dhe sintaksor, duke thënë “would” në vend të “wouldn’t”.
Mirëpo, Trump, sipas të gjitha gjasave i inspiruar prej takimit në Helsniki, gjatë një interviste të dhënë për televizionin Fox, e ka goditur Malin e Zi në mënyrë të befasishme. Kjo gjë si duket ka qenë e orkestruar edhe më gazetarin, i cili i ka thënë Presidentit Trump “pse duhet që fëmija jonë të vdesin në mbrojtje të Malit të Zi, nëse atje shpërthen lufta”.

Trump i ka thënë gazetarit se edhe vetë e ka shtruar këtë pyetje. “Malaziasit janë popull agresiv dhe një luftë atje na shpie në Luftën e Tretë Botërore”, ka thënë Trump, duke lënë të kuptohet që Neni i 5 i statutit të NATO’së është i papërshtatshëm. Sipas këtij neni kur një shtet i kësaj organizate sulmohet i involvon të gjitha shtetet tjera.
Kundërshtarët e Trump e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike këtë qasje të tij. Sipas tyre, SHBA duhet ta mbrojë Malin e Zi, dhe secilin shtet tjetër, sepse janë këto shtete, ushtarët e të cilave po luftojnë në Afganistan, në krah të SHBA’ve, kur këta paten nevojë për ta.

Mirëpo kjo nuk duket të jetë kaq e thjeshtë dhe kaq e pamenduar. Rusia në dy dekadat e fundit ka pasur ambicie të fuqishme për ta gllabëruar republikën e vogël ish jugosllave. Jo shumë kohë më parë ishte parandaluar një puç në këtë republikë, i organizuar nga rusët dhe segmente të caktuara të organizatave kriminale serbe. Sipas këtij plani duhej të vritej edhe Presidenti Gjukanovic. Rusia historikisht ka qenë në kërkim të një shteti që do t’i mundësonte ta kishte një port detar, që do t’i hapte rrugë Rusisë për të pasur qasje të lirë në ujërat e ngrohta. Aktualisht portet ruse gjendën në ujëra që shumicën e kohës janë të ngrira, përveç atyre në Detin e Zi, mirëpo edhe ato nuk kanë qasje të lirë, sepse pengohen në ngushticën e Bosforit në Turqi, e cila është anëtare e NATO’së.
Prandaj një pushtim i Malit të Zi nga Rusia do të ishte i një rëndësie strategjike për Vladimir Putinin. Shumëkush po dyshon që Trump mund t’i këtë premtuar Putinit këtë dhuratë në detin Adriatik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme